Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Për të barazuar rekordin e Pele, Harry Kane ka një arsye shumë të fortë për të shënuar sot ndaj Shqipërisë
16 Nëntor 2025 16:25 Telesport Pavarësisht moshës, Harry Kane është në super formë, gjë që e ka treguar te Bayern, por edhe te kombëtarja angleze. Nëse Kane shënon sot ndaj Shqipërisë, anglezi do të barazojë rekordin e Pele me 77 gola në ndeshjet ndërkombëtare. Legjenda Pele ka shënuar 77 gola në 92 takime ndërkombëtare, ndërsa Harry Kane regjistron deri tani 76 gola në 111 ndeshje me Anglinë. “Shpresoj të shënoj dhe të barazohem me Pelen, i cili pati një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Kjo tregon se sa larg kam arritur në karrierën time, të jesh pranë një emri si Pele flet vetë’”, tha Kane në konferencën e fundit për shtyp.