Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Portugalia me fitore spektakolare ndaj Armenisë, siguron biletën për në Botëror. Hungaria mjaftohet me play-off
Janë luajtur ndeshjet e fundit kualifikuese në grupin F për Kupën e Botës 2026. Portugalia fitoi 9-1 ndaj Armenisë, në sfidën e luajtur në “Estádio do Dragão” në Porto. Renato Veiga zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, ku mbrojtësi shënoi me kokë, pas një goditjeje dënimi të Bruno Fernandes. Armenët barazuan në minutën e 17-të me Spertsyan, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Portugezët u kundërpërgjigjën shpejt, Goncalo Ramos shënoi golin e dytë në minutën e 27-të, pas një topi të kthyer mbrapsht gabimisht nga armenët. Dy minuta më pas, Joao Neves shkund rrjetën me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 41-të, Joao Neves ekzekuton një goditje dënimi perfekte dhe shënon golin...