Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndeshja e fundit në grup, publikohet formacioni i Shqipërisë kundër Anglisë
Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës. Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën. Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol. Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio...