Shqipëria për të thyer tersin sot ndaj Anglisë, në 7 ndeshje mes tyre kanë fituar vetëm anglezët

16 Nëntor 2025

15:30

Telesport

Shqipëria do të përballet sot në orën 18:00 me Anglinë në “Air Albania”, ndeshja e fundit në grup për kualifikueset për Kupën e Botës. Anglia ka siguruar vendin e parë në grup, ku deri tani ka 7 fitore në 7 ndeshje dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol në këto kualifikuese.
Shqipëria renditet e dyta, ku do të ketë mundësinë të luajë në play-off në muajin mars në rrugën e vetme që i ka mbetur për të siguruar një biletë për Botërorin e verës së ardhshme.
Dy kombëtaret janë ndeshur shtatë herë mes tyre dhe të shtata përballjet janë fituar nga anglezët me golavarazhin 21:1. Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka shënuar Altin Rraklli në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2002, e luajtur në atë kohë në “Qemal Stafa”.
Në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, Anglia fitoi 2-0 në “Wembley”. Sot, Shqipëria do të provojë jo vetëm që t’i shënojë Anglisë golin e parë në këto kualifikuese, por pse jo për t’i ndalur për herë të a[rë në historinë mes tyre.