Portugalia shkëlqen edhe pa CR7, mbaron punë me Armeninë që në pjesën e parë (video)

Portugalia shkëlqen edhe pa CR7, mbaron punë me Armeninë që në pjesën e parë (video)

Portugalia luan ndeshjen e fundit për këto kualifikuese, atë ndaj Armenisë, e cila po luhet në “Estádio do Dragão” në Porto. Pjesa e parë është mbyllur 5-1 për portugezët, të cilët sot janë pa Cristiano Ronaldon në fushë, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Irlandës. Renato Veiga zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, ku mbrojtësi shënoi me kokë, pas një goditjeje dënimi të Bruno Fernandes. Armenët barazuan në minutën e 17-të me Spertsyan, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Portugezët u kundërpërgjigjën shpejt, Goncalo Ramos shënoi golin e dytë në minutën e 27-të, pas një topi të kthyer mbrapsht gabimisht nga armenët. Dy minuta më pas, Joao Neves shkund rrjetën me një goditje të bukur...