Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
1/3 e punonjësve janë të vetëpunësuar – INSTAT: Sektorët e vetëpunësimit janë në bujqësi, shitje me pakicë dhe shërbime familjare
Numri i të vetëpunësuarve në vend është rritur ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit 2025, duke arritur nivelin më të lartë që prej tremujorit të tretë të vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, vetëpunësimi për periudhën prill–qershor 2025 arriti në 31.3% të totalit të punësuarve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, treguesi është rritur me 0.7 pikë përqindje. Vetëpunësimi vijon të jetë “punëdhënësi” më i madh në ekonominë shqiptare, si dhe një nga më të lartët në Europë. Të dhënat tregojnë se gati një e treta e punonjësve shqiptarë punojnë për llogari të tyre. Shumica e të vetëpunësuarve shqiptarë janë të angazhuar në bujqësi, tregti të vogël dhe shërbime familjare. Një pjesë e madhe e tyre operojnë në sektorin informal,...