Shqipëri-Angli, pritet spektakël në tribuna, FSHF i vendos “Tre Luanëve” afro 2 mijë bileta në dispozicion

Shqipëri-Angli, pritet spektakël në tribuna, FSHF i vendos “Tre Luanëve” afro 2 mijë bileta në dispozicion

Shqipëri-Angli, ndeshja e fundit e fazës kualifikuese, pritet të zhvillohet në një atmosferë fantastike. Stadiumi “Air Albania” është “Sold Out”, i gjithi i shitur për këtë takim, por interesant është fakti që të shumtë pritet të jenë edhe tifozët anglez të cilët do ta ndjekin live këtë takim. Federata Shqiptare e Futbollit i ka vendosur në dispozicion Anglisë afro 2000 mije bleta. Tifozët e “Tre Luanëve” do të vendosen në sektorët V101, V102, V103, V201 dhe V202. Kapaciteti i këtyre sektorëve shkon në total rreth 2000 ulëse.