Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik

Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik

Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier. Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve. Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik. Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje. Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke...