5 lojtarë rrezikojnë fazën “play-off”, Sylvinho “sakrifikon” 2 titullarë, i dërgon në tribunë

5 lojtarë rrezikojnë fazën “play-off”, Sylvinho “sakrifikon” 2 titullarë, i dërgon në tribunë

Me kualifikimin në “xhep” për fazën “play-off”, Shqipëria pret e qetë Anglinë, një test luksi, prestigji, për kuqezinjtë e Sylvinho-s. Për teknikun kuqezi, Anglia nuk është një test për ndeshjet e fazës “play-off”, pasi bëhet fjalë për një rival që është favorit për të fituar Botërorin. Kjo është një ndeshje jo e lehtë për t’u përgatitur pasi Sylvinho duhet të llogaritë edhe me 5 lojtarë që rrezikojnë fazën “play-off” për shkak të numrit të kartonëve. Në rrezik janë titullarë si Rey Manaj, Juljan Shehu, Mario Mitaj, Bajrami dhe Arlind Ajeti. Për të minimizuar sa do pak rreziqet, Sylvinho ka vendosur që për ndeshjen me Anglinë të dërgojë në tribunë pikërisht 2 nga 5 lojtarët që rrezikojnë, bëhet fjalë për Juljan Shehun dhe Mario Mitajn, dy...