“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Francë

Ka përfunduar protesta e OVL-së së UÇK-së në Strasburg të Francës, e cila filloi në ora 13:00.
Kjo protestë u organizua për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta.
Organizata e Veteranëve ka njoftuar se i kanë dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ku kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin në Hagë.

“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës.
Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë.
(kjo është letra që e kemi dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës)”, thuhet në postimin e OVL-së.

Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë./vizionplus.tv