Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Granit Xhaka: Nëse Kosova na mposht 6-0, është faji ynë, por…
16 Nëntor 2025 13:51 Telesport Granit Xhaka thotë se është atdhetar, por jo kur Zvicra përballet me Kosovën. Ai ka deklaruar se nuk dëshiron të kujtohet në histori për keq, pra duke humbur 6-0 me Kosovën, që kjo e fundit të kualifikohet direkt në Kupën e Botës. Pa këtë rezultat, Dardanët shkojnë thjesht në play-off, jo kualifikim direkt. “Në futboll, kemi parë shumë gjëra, por nuk duam të shkruajmë historinë për keq. Nëse lojtarët e Kosovës fitojnë 6-0 kundër nesh, atëherë është faji ynë”, ka deklaruar mesfushori.