Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shqipëria sot festë ndaj Anglisë, Sylvinho frikë për pezullimin e disa lojtarëve në Play OFF
Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 duelin e fundit kualifikues të kupës së botës teksa pret në Tiranë, Anglinë kundërshtar që në hapjë të eliminatoreve na mundi 2 me 0. Për të dyja kombëtarët, kjo është një ndeshje që kurorëzon suksesin në këtë edicion. Anglia është perfekte deri tani me 7 fitore në 7 ndeshje, madje pa pësuar asnjë gol. Kualifikim shumë i lehtë në botëror për një nga skuadrat më të mira të botës. Sot trajneri Tomas Tuhel, mund të bëjë rotacion në formacion, por pa hequr dorë nga baza e skuadrës, pasi britanikët duan ta mbyllin me një rekord historik me të gjitha fitore dhe pa asnjë gol të pësuar në kualifikuese. Sulmi i tyre shpërthyes me Harry Kane, Saka dhe...