Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Kualifikueset e Botërorit 2026/Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare zhvilloi dje stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”. Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde. Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në play-off të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve. Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Anglinë, në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”.