U kritikua pas ndeshjes me Andorrën, Broja jep një fjalim para ekipit

16 Nëntor 2025

12:40

Telesport

Armando Broja gjatë stërvitjes para ndeshjes me Anglinë ka mbajtur një fjalim para ekipit kombëtar dhe ka marrë duartrokitjen e të gjithëve.
Sulmuesi kuqezi u kritikua së tepërmi pas fitores me Andorrën. Ai jo vetëm që luajti dobët, por pas ndeshjes refuzoi për pak minuta t’i bashkohej festës së kombëtares.
Për të rikuperuar situatën e krijuar, Broja ka thënë disa fjalë emocionuese duke ngrohur zemrat e shokëve të skuadrës, të cilët e mbështesin pa kushte.