Skena emocionale: 50 mijë spanjollë, brohoritje për Palestinën për 90 minuta

Në një moment historik për futbollin palestinez, ekipi kombëtar i vendit luajti një ndeshje miqësore kundër ekipit bask në stadiumin ikonik San Mamés në Bilbao, Spanjë, mbrëmë, më 15 nëntor, para 50,000 spektatorëve.
Kjo ishte hera e parë që një ekip palestinez lunate ë tokën evropiane, duke reflektuar mbështetjen ndërkombëtare në rritje për kauzën palestineze. Ndeshja, e cila u zhvillua në mes të krimeve izraelite kundër palestinezëve, u bë një shprehje e fuqishme e solidaritetit.
Organizatorët raportuan se mbi 50,000 tifozë morën pjesë në ndeshjen miqësore, raporton Roya News, duke thënë se ata kënduan me zë të lartë mesazhe pro-palestineze, valëvitën flamuj palestinezë dhe ngritën banderola. Turma gjithashtu i bëri homazh Suleiman Al-Obeid, ish-kapitenit të ekipit kombëtar palestinez, i cili u vra nga Izraeli në Gaza ndërsa priste ndihmë humanitare, duke shfaqur fotografi të tij.
Gjatë të gjitha 90 minutave, tifozët qëndruan në unitet me kauzën palestineze, duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të së drejtës për të jetuar në paqe, dinjitet dhe liri. Para ndeshjes, lojtarët palestinezë pozuan me një banderolë që shkruante “Ndaloni Gjenocidin”.
Pavarësisht humbjes, të cilën ekipi bask e fitoi 3-0, ndeshja shërbeu si një simbol i fuqishëm i rezistencës.
Sportistët palestinezë, të cilët kanë duruar mizori brutale, masakra dhe shkatërrimin e shumicës së objekteve të tyre sportive, kanë dëshmuar edhe një herë se populli palestinez meriton të jetojë në dinjitet dhe paqe.
Spanja dhe politika e saj janë veçuar për solidaritet me palestinezët përgjatë dy viteve të gjenocidit në Gaza.
Dhe kujtojmë se Spanja e sotme, qytetet e saj, janë themeluar shekuj më parë nga muslimanët, të cilët ngritën aty një ndër qytetërimet më rrezatuese të botës, i cili zgjati tetë shekuj, frymëzuese për Rilindjen e mëpasme Europiane. /tesheshi.com/