“Spanja është kombëtarja më e fortë në botë”

16 Nëntor 2025

11:50

Telesport

Kenan Yildiz ka deklaruar publikisht se sfida me Spanjën në kualifikueset e Botërorit 2026 do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi përballen me atë që ai mendon se është kombëtarja më e fortë në botë.
Pas fitores kundër Bullgarisë, ylli i Juventusit u shpreh se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë: “Bullgarët luajtën shumë mirë. Në fund i përgëzuam sepse na e vështirësuan lojën.”
Ai shtoi se ekipi i tij bëri paraqitje të mirë pavarësisht kushteve: “Fusha ishte e rrëshqitshme dhe na krijoi probleme, por si skuadër luajtëm mirë. Ishte një fitore e merituar”
Duke folur për sfidën kundër iberikëve, Yildiz pranoi se ata janë numri 1 dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë: “Spanja, për momentin, është kombëtarja më e mirë në botë. Janë në krye. Ne do të japim maksimumin dhe, me pak fat, shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv.”