Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vendimi i dhimbshëm i Sylvinhos: Mitaj dhe Shehu në tribunë, 3 titullarë në stol
16 Nëntor 2025 11:52 Telesport Sylvinho ka frikë nga kartonët e verdhë që i rrezikojnë playoff. Janë pesë lojtarë të cilët, nëse sot marrin karton në ndeshjen me Anglinë, nuk luajnë më pas në ndeshjen vendimtare të kualifikimit në Botëror. Telesport ka mësuar se Mario Mitaj dhe Juljan Shehu sot do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna. Ata nuk duhet të jenë pjesë e ekipit, sepse risku do të ishte i madh. Gjithashtu do të ulen në stol Arlind Ajeti dhe Rey Manaj. Edhe Bajrami nuk e nis titullar ndaj Anglisë. Vendim që na dhemb, sepse do të donim t’i shihnim në fushë kundër “Tre luanëve”, por rëndësi ka ndeshja e marsit.