16 Nëntor 2025
11:56
Telesport
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka statistika të shkëlqyera me detyrën e re që ka marrë përsipër. Ai i ka fituar të gjitha ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 dhe duke mos pësuar asnjë gol.
Në konferencën për mediat në Tiranë para takimit Shqipëri-Angli, ai foli qartë. “Duam të fitojmë sërish edhe kundër Shqipërisë, që është një skuadër e vështirë për t’u thyer. Në kualifikuese kanë pësuar vetëm 3 gola, 2 nga ne. Është e vështirë të shënosh kundër saj”.
“Shqipëria dhe Serbia gjithmonë kanë pasur lojtarë të talentuar që luajnë në kampionatet e fortë dhe menduam që ishin dy skuadra që duheshin mundur. Tani shohim që Shqipëria e meritoi plotësisht vendin e dytë. Është shumë e vështirë të krijosh dhe të realizosh raste kundër tyre. Mendoj se ne do ta dominojmë ndeshjen”.
