Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Endrra e tyre po vazhdon”, klubi gjerman feston fitoren e Kosovës me tre lojtarët e tij
16 Nëntor 2025 11:58 Telesport Klubi i Hoffenheim-it ka uruar Kosovën, skuadër e cila mbrëmë siguroi play-off e Kampionatit Botëror 2026, një arritje historike për Dardanët tanë vëllezër. Klubi gjerman, me një postim emocionues në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një foto të lojtarëve të Kosovës, ku në qendër janë tre yjet e skuadrës së Hoffenheim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari. “Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon. Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës. Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkruhet në postim. Sa bukur!