Tetë ndeshje kualifikuese të UEFA-s për Botërorin 2026. Shqipëri- Angli në ‘Air Albania’, tashmë me verdikte të vendosura por dhe 7-të takime të tjera do t’i japin ‘jetë’ futbollit europian.
Me Francën të kualifikuar në Grupin D, ndeshja kryesore e ditës për në Play Off figuron ajo që do të luhet në stadiumin e Legias së Vashavës mes Ukrainës dhe Islandës. Të dyja kombëtaret kanë pikë të barabartë; 7-të.
Po ashtu në Budapest (Grupi F), luhet vendi i dytë ndërmjet Hungarisë (8 pikë) dhe Irlandës (7-të). Në këtë grup pritet konfirmimi i Portugalsë si bileta e radhës kualifikuese.
Ndeshje tej imagjinatës është ajo e “San Siro”-s aty ku Italia lipset të mund me 9-të gola diferencë Norvegjinë për vendin e parë në Grupin I.
Programi për sot:
Shqipëri– Angli 18:00
Serbi- Letoni 18:00
Hungari-Irlandë 15:00
Portugali- Armeni 15:00
Azerbajxhan- Francë 18:00
Ukrainë- Islandë (në Varshavë) 18:00
20:45
Itali- Norvegji
Izrael-Moldavi (në Debrecen, Hungari)/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
