Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot protestë para Asamblesë Parlamentare të KiE në Strasbur
Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare priten të marrin pjesë sot në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Protesta do të mbahet në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protesta të ngjashme janë mbajtur më herët në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë. Një protestë tjetër është paralajmëruar të zhvillohet edhe në Maqedoninë e Veriut. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, figura qendrore të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen prej 5 vitesh të arrestuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa procesi ndaj tyre nisi vetëm në vitin 2023. Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli drejtoi shërbimin e inteligjencës, Krasniqi...