Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Real Madrid gjen Kroos e dytë, por Guardiola duhet të largohet nga City
16 Nëntor 2025 10:06 Telesport Real Madrid ka vendosur një objektiv të qartë për merkaton e verës. Klubi po mendon të investojë deri në 100 mln euro për një mesfushor. Largimi i Toni Kroos dhe i Luka Modric ka lënë boshllëk të madh në mesfushën madrilene. Camavinga dhe Tchouameni nuk e mbulojnë dot këtë boshllëk. Alternativat janë tri: Mac Allister, Wharton dhe Rodri. Ky i fundit është objektiv i hershëm i Los Blancos dhe mbetet prioritet. Nëse Guardiola largohet nga City në qershor, shanset për blerjen e spanjollit shtohen.