Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Valentina Shevchenko fiton duelin mes dy kampioneve të botës dhe mbron titullin
Lufëtarja peruane Valentina Shevchenko mbrojti sot titullin kampion bote të peshës “flyweight” (pesha 57kg), pas fitores me vendim unanim të gjyqtrarëve ndaj kinezes Weili Zhang. Dueli mes dy kampioneve të botës në MMA u zhvillua në Nju Jork, në eventin UFC-322. Të dyja luftëtaret zhvilluan një përballje të mirë, por Shevchenko ishte më superiore në kafaz, në një peshë ku ajo është e pamposhtur, duke mbrojtur titullin kampion. Zhang, që është kampione në peshën “strawweight” (pesha 52kg), synoi titullin e dyfishtë, por pa sukses. Të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Shevchenko (50-45, 50-45, 50-45), rezultat që tregon qartë epërsinë e kampiones në të pestë raundet. Që në raundin e parë Shevchenko tregoi epërsi, duke e vënë në vështirësi rivalen kineze. Zhang u përpoq të godasë,...