Oklahoma mbetet lider në NBA, Doncic fiton duelin me Giannis, triumfojnë Denver e Cleveland

Oklahoma mbetet lider në NBA, Doncic fiton duelin me Giannis, triumfojnë Denver e Cleveland

Ekipi kampion i Oklahoma vijon të dominojë në NBA edhe këtë sezon, duke mposhtur sot 109-96 Charlotte jashtë fushe. Alexander Shai me 33 pikë mbetet ylli i këtij ekipi, mbështetur edhe nga Holmgren me 25 pikë. Fitore të rëndësishme jasn në fushe korri edhe skuadra e Lakers, që mundi 119-95 Milwaukee. Mjaft interesante përballja mes Doncic dhe Antetokoumpo, me sllovenin që realizoi 41 pikë karshi 32 të grekut, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Skuadra e Denver mundi sot 123-112 Minnesota dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, madje 4 prej tyre realizuan mbi 20 pikë (Jokic me 27 pikë më i miri). Në takimet e tjera, skuadra e Cleveland mundi 108-100...