Kupa e Botës 2026/ Sot Shqipëria pret Anglinë në ‘Air Albania’, të dyja skuadrat i kanë përmbushur objektivat

Kupa e Botës 2026/ Sot Shqipëria pret Anglinë në ‘Air Albania’, të dyja skuadrat i kanë përmbushur objektivat

Sot në orën 18:00 në “Air Albania” luhet Shqipëri – Angli, duel që vlen për kualifikueset e Grupit K të Kupës së Botës 2026. Kjo sfidë është e fundit për të dyja skuadrat, që i kanë përmbushur objektivat. Anglia, si e para e grupit ka marrë biletën për në fazën finale të Botërorit 2026, që do zhvillohet verën që vjen në Amerikën e Veriut. Nga ana tjetër, ekipi ynë do jetë pjesë e fazës play-off dhe më 20 nëntor do mësojë rivalin për gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026. Arritja historike e Shqipërisë në play-off dhe përballja pa objektiva pritet të jetë më shumë një “miqësore luksi”, me 22 mijë tifozë që do jenë në stadium. Festa pritet të jetë kuqezi, ndërsa në impiant...