E FUNDIT/ Arritje historike për kombin shqiptar, edhe Kosova është në “play off”

E FUNDIT/ Arritje historike për kombin shqiptar, edhe Kosova është në “play off”

Një arritje historike për kombin shqiptar. Jo vetëm Shqipëria, por tashmë edhe Kosova do të luftojë për një vend në Kupën e Botës. Dardanët kanë siguruar matematikisht vendin e dytë në grup, çka përkthehet në një biletë për në fazën “play off”. Kosova ka mposhtur Slloveninë në Ljubjanë me shifrat 0-2. Fisnik Asllani tundi rrjetën që në minutën e 6 të takimit, ndërsa në minutën e 64-t Karniçniku shënoi një autogol spektakolar. Kaq mjaftoi që dardanët të merrnin tre pikët e nevojshme për të siguruar “play off”-in. Tashmë mbetet të shihet se cilët do të jenë kundërshtarët e radhës së Shqipërisë dhe Kosovës./Sport Ekspres/