Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)

Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)

Kosova e drejtuar nga Franco Foda ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 0-2 në Ljubljanë ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset në grupin B. Dardanët gjetën golin që në minutën e 6-të me Fisnik Asllanin. Pasi mori një top nga Mërgim Vojovda, Asllani tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, duke dërguar topin në portën e mbrotjur nga Jan Oblak. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët. Në fillim të pjesës së dytë, Sllovenia mbetet me 10 lojtarë, pasi i sapofuturi në fushë Petar Stojanovic, merr dy kartonë të verdhë në pak minuta. Në minutën e 64-të, Kosova dyfishoi shifrat falë një autogoli. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në...