KUALIFIKUESET: Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje dhe shkon drejt “finales” së grupit

KUALIFIKUESET: Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje dhe shkon drejt “finales” së grupit

Përveç ndeshjeve në grupin B, ku Kosova fitoi në transfertë 0-2 ndaj Sllovenisë dhe Zicra 3-1 ndaj Suedisë, janë luajtur edhe 3 sfida të tjera për grupet e tjera. Në grupin C, Danimarka barazoi në Copenhagen 2-2 ndaj Biellorusisë. Danezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të bukur të Mikkel Damsgaard në minutën e 10-të. Miqtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ëpr 3 minuta, me Gromyko 62′ dhe Demenchko 65′. Danezët barazuan shifrat me Gustav Isaksen në minutën e 78-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia fitoi 3-2 ndaj Skocisë, në sfidën e luajtur në Pire. Vendi i parë dhe i dytë në grup do të përcaktohen në sfidën direkte mes Skocisë dhe Danimarkës. 1. Danimarka...