Tirana i shkakton humbjen e parë Apolonisë, Besëlidhja udhëheq e vetme Superligën

Tirana i shkakton humbjen e parë Apolonisë, Besëlidhja udhëheq e vetme Superligën

Java e 7-të e Suerpligës në basketboll për meshkuj solli ndryshime në krye të renditjes. Tirana fitoi 87-83 në Fier ndaj Apolonisë, duke u shkaktuar vendasve humbjen e parë sezonale. Një ndeshje ku bardheblutë patën një epërsi të lehtë shumicën e kohës dhe e metiaun fitoren. Ëilliams me 28 pikë e Massie me 22 pikë shkëlqyen për Tiranën. Besëlidhja fitoi pa probleme 115-64 ndaj Skënderbeu në “Asllan Rusi”, duke dominuar në fushë në të gjitha drejtimet. Hamati me 19 pikë e Dean me 18 pikë u dalluan për lezhjanët, që e thelluan epërsinë me kalimin e minutave. Pas këtij suksesi, skuadra e Besëlidhjes, ende e pamposhtur, kryeson e vetme renditjen. Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe skuadra e Elbasanit, që mundi 107-78 Flamurtarin në Vlorë...