Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
45′ e para: Kosova mjaftohet me golin e Asllanit, Zvicra surprizohet nga Suedia. Danimarka i falet një supergoli
15 Nëntor 2025 21:32 Telesport Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Në grupin B, Kosova është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Sllovenisë në Ljubljanë, falë golit të Fisnik Asllanit në minutën e 6-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zvicra po barazon në shtëpi 1-1 ndaj Suedisë. Helvetët kaluan të parët në avantazh me Embolo 12′, suedezët barazuan shifrat me Nygren 33′. Aktualisht renditja në këtë grup është e tillë: 1. Zvicra 11 pikë2. Kosova 10 pikë3. Sllovenia 3 pikë4. Suedia 2 pikë Në grupin C, Danimarka është duke fituar 1-0 ndaj Biellorusisë, në sfidën që po luhet në Copenhagen. Mikkel Damsgaard shënoi supergol për vendasit në minutën e 10-të. Në sfidën tjetër...