Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kosova dyfishon shifrat falë një autogoli, Xhaka shpëton Zvicrën (video)
15 Nëntor 2025 22:13 Telesport Kosova ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sllovenisë, në sfidën që po luhet në Ljubljana dhe deri tani Dardnët udhëheqin 0-2. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra po fiton 2-1. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë. Me rezultatet aktuale, Zvicra udhëheq në vend të parë, ndërsa Kosova duhet të mjaftohet me vendin e dytë që të dërgon në play-off. Ndeshja e fundit, të martën në “Fadil Vokrri”, Kosovë-Zvicër. SHIKOGOLAT