O çfarë goli nga FISNIK ASLLANI! Kosova e nis në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Sllovenisë (video)

O çfarë goli nga FISNIK ASLLANI! Kosova e nis në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj Sllovenisë (video)

15 Nëntor 2025 21:00 Telesport Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sfidën kualifikuese që po luan në transfertë ndaj Sllovenisë. Dardanët gjetën golin që në minutën e 6-të me Fisnik Asllanin. Pasi mori një top nga Mërgim Vojovda, Asllani tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, duke dërguar topin në portën e mbrotjur nga Jan Oblak. Kosovës i mjafton barazimi sot për të siguruar zyrtarisht biletën për vendin e dytë që të dërgon në play-off. Franco Foda ka vendosur të hedhë në fushë këtë formacion titullar: Amir Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Hajdari, Dellova, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Muriqi, Asllani. SHIKOGOLIN