Reshje shiu javën e ardhshme në Vlorë, Bashkia-qytetarëve: Tregohuni vigjilentë, shmangni parkimin e mjeteve në këto zona..

Reshje shiu javën e ardhshme në Vlorë, Bashkia-qytetarëve: Tregohuni vigjilentë, shmangni parkimin e mjeteve në këto zona..

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët e saj se duke filluar që nga data 17 deri në 18 nëntor qytetit bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu mesatare, ku nuk përjashtohen edhe ato intensive. Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë. Gjithashtu iu është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë makinat e tyre në zonat që paraqesin risk të lartë për përmbytje. Njoftim i rëndësishëm: Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive. Ju lutemi të tregoheni...