Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë
Kultivues, grumbullues dhe përpunues të ullirit në të gjithë vendin paralajmërojnë ulje të sasisë së ullinjve dhe vajit të ullirit këtë sezon. Report TV ka qenë në të gjitha zonat ku të ardhurat nga ky biznes janë burimi i vetëm i ekonomive familjare. Fier Kodrat e Kurjanit në Roskovec janë 90% të mbjella me ullinj, kulturë kjo që siguron të ardhurat kryesore për fermerët. Ky vit ka sjellë prodhim të ulët për shkak të dëmtimeve gjatë lulëzimit nga i ftohti dhe mungesa e reshjeve. Astrit Abedinaj, kultivues i ullinjve tha se “kam 700 rrënjë ullinj. Vitin e kaluar prodhova 230 kuintalë, këtë sezon nuk do arrij as gjysmën. Edhe pse përdor plehra organike, moti i keq bëri të vetën. Kërkojmë ndihmë nga ekspertët për shërbime...