Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bullizmi në rrjetet sociale, studimi: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur
Një në pesë të rinj janë bullizuar në rrjete sociale. Studimi kombëtar i departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës me rreth 1000 të anketuar nxori në pah fenomenin në rritje të bullizmit kibernetik. Përmes anketimit në 10 qytete të vendit nën drejtimin e profesorit Mark Marku dhe Artan Fuga, viktimat e bullizmit në internet tregojnë se ndryshe nga bullizmi offline që kryhet nga njerëz të njohur përreth, në rrjete sociale janë të panjohurit, profilet anonime ata që ushtrojnë presion, fyejnë apo kërcënojnë. “75% janë shumë të ndjeshëm ndaj cyberbullizimit. Nga ana tjetër ata ndihen vetëm, të pambrojtur sepse nuk bisedojnë sipas të dhënave të anketimit, për shembull fëmijët nuk bisedojnë as me psikologët, as me mësuesit nuk ndajnë shqetësimet e tyre. Gjithashtu...