Pamjet e para/ Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Pamjet e para/ Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Ekip anglez ka mbërritur në Tiranë në prag të ndeshjes së fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Shqipërisë. Ekipi do të niset drejt hotelit e më pas do të kryejë stërvitjen e fundit ne stadiumin “Arena Kombëtare”, aty ku trajneri Thomas Tuchel do të dalë para mediave. Të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre dhe sfida e nesërme do të ketë vlerën e një miqësoreje luksi. Sfida starton në orën 18:00.