Rashica dhe Zhegrova në stol, rikthehet Rrahmani. Kosova kërkon të shkruajë historinë sonte, ja formacioni zyrtar

Rashica dhe Zhegrova në stol, rikthehet Rrahmani. Kosova kërkon të shkruajë historinë sonte, ja formacioni zyrtar

15 Nëntor 2025 19:31 Telesport Kosova luan sot ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, pikërisht në transfertën ndaj Sllovenisë. Dardanët aktualisht mbajnë vendin e dytë ne grup me 7 pikë dhe sfida e sotme mund të vulosë përfundimisht biletën për në play-off. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra pret Suedinë. Franco Foda ka vendosur të hedhë në fushë këtë formacion titullar: Amir Shaipi; Vojvoda, Rrahmani, Hajdari, Dellova, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbeçaj, Muslija; Muriqi, Asllani. Kosovës do t’i mjaftonte dhe një barazim për të siguruar biletën për në play-off. Ndeshja fillon në orën 20:45.