Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gola dhe spektakël nga Spanja në Tbilisi. Turqia, Austria dhe Uellsi bëjnë detyrën (video)
Kanë përfunduar 4 nga ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Në grupin E, Spanja ka fituar në transfertë 0-4 ndaj Gjeorgjisë, në sfidën e luajtur në “Dinamo Arena” në Tbilisi. Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të, me Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Në minutën e 21-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Oayarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Torres i kthen “nderin”...