Shqipëria mbyll përgatitjet, super gati për sfidën ndaj Anglisë

15 Nëntor 2025

20:08

Telesport

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme ndaj Anglisë në “Air Albania”.
Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij patën të gjithë ekipin në dispozicion dhe provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.
Atmosfera në ekip është shumë pozitive pas kualifikimit në play-off të Botërorit 2026 dhe motivimi vijon të jetë i lartë edhe për ndeshjen e fundit të kualifikueseve. 
Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Anglinë, në orën 18:00, stadiumi “Air Albania”.