“Të dielën do jetë një ndeshje e vështirë”/ Sylvinho deklaratë për mediat: Anglia, favorite për të fituar Botërorin

“Të dielën do jetë një ndeshje e vështirë”/ Sylvinho deklaratë për mediat: Anglia, favorite për të fituar Botërorin

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti dolën para medieve nga stadiumi “Air Albania”. Të dielën (nesër) në orën 18:00 Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, me stadiumin ‘Air Albania’ që do ketë mbi 22 mijë tifozë, pasi të gjitha biletat janë të shitura. Sylvinho: Po flasim për Anglinë, e cila është favorite për të fituar botërorin. Kanë një trajner të mirë. Ne sigurisht për herë të parë do luajmë në play off, do jetë ndeshje e vështirë nesër. Anglia ka lojtarët që luajnë në ligën më të mirën e botës. Kanë shënuar 21 pikë dhe kanë pësuar zero gola.