15 Nëntor 2025
18:24
Telesport
Sunderland ka publikuar në sajtin zyrtar të klubit një intervistë të gjatë me Lorik Canën, ku ish-kapiteni i Shqipërisë flet gjerë e gjatë për aventurën që pati dikur te ky klub dhe sigurisht për Granit Xhakën, kapitenin e tyre të tanishëm.
“E njoh familjen e Granitit për më shumë se 30 vjet. Unë dhe Graniti kemi të njëjtën prejardhje. Familjet tona janë nga Kosova. Ai është bujar në fushë dhe është i njëjti djalë jashtë saj. Siç mund ta shohin të gjithë, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Para se të vinte në Sunderland, biseduam. Ai më pyeti për klubin dhe unë i tregova se çfarë përjetova vetë dhe cilat do të jenë sfidat, sepse Sunderland është një ekip që duhet të rindërtohej për t’iu përgjigjur nivelit të Premier League. I thashë se në Sunderland ai do të zbulonte se pasioni është një nga më të mirët që kishte përjetuar ndonjëherë”, tregon Cana.
Ndër të tjera, Cana zbuloi kujtimet që ruan nga ky klub, edhe pse luajti vetëm një sezon.
“Ishte vetëm një vit në klub, por ishte shumë intensiv. Çdo gjë që zbulova në Sunderland ishte ajo që prisja. Është një klub historik me shumë pasion dhe disa nga tifozët më të mrekullueshëm – jo vetëm në Angli, por në botë. E shijova çdo moment, por ajo që shijova më shumë ishte çdo minutë që kalova në fushë, veçanërisht ato në “Stadum of Lights”, tha Cana.
