Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
45′ e para: Spanja mbaron punë shpejt ndaj Gjeorgjisë, Turqia dhe Austria “ok” (video)
Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në grupin E, në “Dinamo Arena” në Tbilisi, Spanja është duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Spanja kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të, me Mikel Oyarzabal nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Në minutën e 21-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas një asisti të bukur të marrë nga Fabian Ruiz. Ferran Torres shënoi golin e tretë në minutën e 35-të, pas një kombinimi të bukur mes Ruiz dhe Oayarzabal, ndërkohë që sulmuesi i Barcelonës e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia po fiton 1-0 ndaj...