Euro 2026 për U-19, Shqipëria merr pikën e parë

Euro 2026 për U-19, Shqipëria merr pikën e parë

Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 0-0 ndeshjen e dytë kundër Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian 2026 për këtë moshë. Trajneri Julian Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Taho (GK), Avdullari, Gecaj, Sina, Huqi (c), Kulla, Durmishi, Blini, Vogli, Sylejmani, Sheji. Në përgjithësi, loja ishte e balancuar. Shqipëria tentoi disa herë me kundërsulme të shpejta dhe aksione të ndërtuara në krahë, por pa arritur të konkretizojë. Kuqezinjtë patën tre raste të pastra shënimi, ndërsa Sllovenia ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë. Në fund takimi u mbyll 0-0. Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Ukraina mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0. Ndeshja e fundit e Shqipërisë në këtë raund është kundër Malit të...