“Futemi në fushë për tre pikët”/ Kapiteni Gjimshiti: Ta ndalosh Harry Kane, është e vështirë për të gjithë mbrojtësit

“Futemi në fushë për tre pikët”/ Kapiteni Gjimshiti: Ta ndalosh Harry Kane, është e vështirë për të gjithë mbrojtësit

Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Botërorit 2026 kundër Anglisë në Tiranë, me objektivin “Play Off” që është arritur tashmë zyrtarisht. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, u shpreh në konferencën përpara mediave se pavarësisht arritjes së objektivit, ekipi do të futet në fushë për të marrë tre pikët. “Ne do të futemi në fushë për të marrë tre pikët. E kemi arritur play off-in, por është sërish një ndeshje e rëndësishme për t’u luajtur. Luajmë me një kundërshtar të fortë dhe do të japim më të mirën. Sigurisht që statistikat nuk i di, unë mendoj vetëm për ndeshjen. Kur i sheh është një gjë e mirë, por siç e thashë më herët, kemi një ekip që luan për të fituar Botërorin. Kemi...