Futbolli si mision social/ Mbyllet me sukses FootbALL Week, një javë e veçantë sportive dhe sociale në Tiranë

Futbolli si mision social/ Mbyllet me sukses FootbALL Week, një javë e veçantë sportive dhe sociale në Tiranë

FootbALL Week, aktiviteti i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë dhe Dyrrah City Football Academy, u mbyll pas një jave të mbushur me sport, edukim dhe solidaritet. Eventi, i zhvilluar në kuadër të “British Week” dhe në prag të ndeshjes Shqipëri – Angli, mblodhi së bashku universitete, ambasada, kompani, trajnerë profesionistë dhe dhjetëra fëmijë nga institucione të ndryshme arsimore. Gjatë kësaj jave u organizuan turneu i futbollit 6×6 me pjesëmarrje të gjerë, seanca trajnimi për fëmijë me trajnerë të licencuar nga Manchester City Football School, ndërsa u zhvilluan edhe gjysmëfinalet, finalja e turneut dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në duelet gjysmëfinale, ekipi i FSHF u përball me ekipin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Dyrrah City me DFPO....