Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, tha se ka folur personalisht me Armando Borojën dhe me gjithë skuadrën, pas sjelljes së tij në përfundim të ndeshjes Andorra-Shqipëri, ku sulmuesi duhet të merrej me zor nga Hysaj për të festuar me shokët kualifikimin për në playoff-et e Kupës së Botës. “Po, fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në një konferencë për mediat para ndeshjes Angli-Shqipëri, në program për të dielën në orën 18:00 në Tiranë, shkruan A2 CNN. “Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”. Sa i përket Anglisë, Sylvinho tha...