Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sylvinho realist para sfidës me Anglinë: Favoritë për Botërorin! Trajneri zbulon prapaskenat: Fola i vetëm me Brojën
Në prag të sfidës së rëndësishme ndaj Anglisë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, doli para mediave për të ndarë vlerësimet e tij mbi kundërshtarin dhe gjendjen e skuadrës kuqezi. Shqipëria është kualifikuar tashmë në play-off, me Anglinë si fituese të grupit që do të shkojë direkt në Botëror ndaj ndeshja e nesërme në një aspekt nuk ka peshën e rezultatit mbi vete. Trajneri i kuqezinjve ka dhënë mendimet e tij për këtë ndeshje, duke treguar edhe pritshmërinë që ka për ekipin. “Djem, ju lutem mos bëni konfuzion, kur flitet për Anglinë, ata janë në Botëror, janë ndër favoritët. Spanja, Brazili, Argjentina, Gjermania, Franca, janë nivel komplet tjetër, mos bëni konfuzion me ne. Ne jemi të lumtur që do të luajmë për herë të parë play-off...