Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
A duhej studiuar ADN e Hitlerit? Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Analiza të reja gjenetike të gjakut të Adolf Hitlerit kanë zbuluar të dhëna të jashtëzakonshme për origjinën dhe shëndetin e tij. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh analizoi një copë të njollosur me gjak nga divani i bunkerit ku Hitleri vrau veten, duke konfirmuar se gjaku ishte realisht i tij, pasi përputhej me ADN-në e një të afërmi mashkull. Gjetja e parë e rëndësishme, Hitleri nuk kishte prejardhje hebraike, një thashethem që qarkullonte prej një shekulli. Për më tepër, analiza sugjeron se ai vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin e organeve seksuale. Më të debatueshme janë rezultatet që tregojnë një predispozitë të lartë gjenetike për autizëm, ADHD, skizofreni dhe çrregullim bipolar. Ekspertët theksojnë se kjo nuk është diagnozë dhe nuk nënkupton se ai...