Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqipëria sfidon Anglinë, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat
Shqipëria dhe Anglia do të mbyllin fushatën kualifikuese në Grupin K, pikërisht nesër. Të dyja përfaqësueset do të masin forcat në stadiumin “Air Albania”. Ky takim i gjen pa presion kuqezinjtë, pasi siguruan fazën “play off”. Ekspertët e basteve dhe statistikave kanë thënë fjalën e tyre. Fitorja e Shqipërisë kuotohet 8, ndërsa në anën tjetër Anglia ka koeficientin 1.4. Barazimi është me kuotën mesatare 4.7. Statistikat ndërkohë i japin 14% mundësi Shqipërisë për një fitore. Anglia dukshëm favorite është me 67% mundësi. Në anën tjetër barazimit i është vendosur 19% mundësi në bazë të situatës aktuale.