Shqipëria zyrtarisht në play-off për ‘ëndrrën amerikane’/ 30 shtetet që e kanë siguruar një vend në Kupën e Botës 2026

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Fazat kualifikuese janë ende duke u zhvilluar në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut dhe pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen nëpërmjet turneut të play off në mars 2026. 
Deri tani janë kualifikuar zyrtarisht 30 shtete dhe disa e kanë siguruar play-off për të kërkuar një biletë. Për në play-off zyrtarisht janë kualifikuar: Shqipëria, Çekia, Irlanda e Veriut dhe Suedia dhe zona evropiane, Bolivia nga Amerika e Jugut dhe Kaledonia e Re nga Oqeania. 
30 kombëtaret që janë kualifikuar në Kupën e Botës 2026: 
Nga Europa: 
Franca 
Anglia 
Kroacia 
Nga Amerika e Jugut: 
Argjentina 
Brazili 
Uruguai 
Kolumbia 
Ekuadori 
Paraguai 
Nga Amerika e Veriut (tre vendet organizatore): 
SHBA 
Meksikë 
Kanada 
Nga Afrika: 
Algjeria 
Maroku 
Bregu i Fildishtë 
Gana 
Egjipti 
Senegali 
Tunizia 
Kepi i Gjelbër 
Afrika e Jugut 
Nga Azia: 
Australi 
Japonia 
Koreja e Jugut 
Irani 
Arabia Saudite 
Jordania 
Katari 
Uzbekistani 
Nga Oqeania: 
Zelanda e Re